Bardhi: Rama po rrezikon konfliktin civil

schedule20:03 - 30 Maj, 2019

schedule 20:03 - 30 Maj, 2019

“Shqipëria është në krizën më të thellë politike dhe institucionale që ka pasur ndonjëherë”.

Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi këtë të enjte në lidhje me situatën aktuale në vend. Sipas tij, Kryeministrsi nuk ka kryer rolin e tij kushtetues për të garantuar stabilitetin e vendit.

Dhe për këtë shkak, sipas Bardhit, vendi po shkon drejt një kolapsi të thellë institucional, ku rrezikohet edhe konflikti civil. Për këtë të fundit, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së tha se po bëhet e pamundur për t’u menaxhuar për shkak të zemërimit të qytetarëve.

“Rama nuk është sjellë si kryeministër, duke harruar dhe mohuar rolin dhe përgjegjësinë kushtetuese që ka një kryeministër për të garantuar stabilitetin e vendit. Në kushtet kur Edi Rama ka harruar këtë rol dhe përgjegjësi dhe ka vendosur me kokëfortësi për pushtetin e tij ta çojë vendin drejt kolapsi të thellë institucional mbi të gjitha, por që rrezikon edhe konfliktin civil mes qytetarë gjë që ne deri në këtë moment kemi bërë gjithçka që ta shmangim, por shohim dita ditës që ne po jemi të pafuqishëm për të menaxhuar zemëratën e qytetarëve. Në protestën e fundit ka patur qytetarë që nuk ia janë bindur kërkesave të mia për të mos kryer akte me policinë. Mbaj mend fjalët e një zotëri që ishte rreth 50 vjeç, që më thotë “Edi Rama më ka lënë fëmijët pa bukë dhe nuk ke të drejtë të më heqësh mua të drejtën për të marrë hak”. Njerëzit janë në shesh sepse e shikojnë si betejën e tyre për mbijetesë”, tha Bardhi.

Për sa i përket ditës së zgjedhjeve më30 Qershorit, Bardhi tha se Rama ka detyrën për ta menaxhuar dhe përgjegjësinë për çfarë do të ndodhë. Bardhi kundërshton tezën e kryeministrit se 30 Qershori nuk ndryshon si datë sepse është parim kushtetues. Ish-ministri u shpreh gjatë rubrikës “Mbrëmje ABC” nga Mirela Milori se nuk ka asnjë nen që thotë diçka të tillë. Më tej ai theksoi se presidenti është treguar i gatshëm të interpretojë Kushtetutën në mënyrë që më 30 Qershor të mos kalohet në konflikt civil.

“Detyrën për të menaxhuar situatën në 30 Qershor e ka Edi Rama. Përgjegjësinë për çfarë ndodh në 30 Qershor nëse Edi Rama vendos të zhdukë pluralizmin politik në Shqipëri e ka Edi Rama. Se çfarë do ndodhë më 30 Qershor nëse me kokëfortësi vendos se në vend të zgjedhjeve siç thotë Kushtetuta se e keni dëgjuar na flet për Kushtetutë. Njeriu që nuk ka lënë nen pa shkelur të Kushtetutës na flet për Kushtetutë . Më gjej një nen në Kushtetutë që thotë zgjedhjet bëhen më 30 Qershor. Presidenti ka shprehur gatishmërinë institucionale për të mos çuar vendin në konflikt civil. Ka thënë “unë në interpretim të Kushtetutës jam i gatshëm të ndryshoj datën e zgjedhjeve”. Njeriu që do ta çojë Shqipërinë në konflikt civil, njeriu që kërkon të nxisë destabilitet në Shqipëri është Edi Rama”, tha Bardhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!