Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bardhi: Rama kërkon të fshihet pas thirrjeve fallco, refuzoi ndihmën e opozitës

schedule21:01 - 13 Prill, 2020

schedule 21:01 - 13 Prill, 2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama për paketën e zgjeruar ekonomike dhe thirrjes së tij ndaj opozitës për t’ju bashkuar, në përballimin e situatës së COVID-19.

Bardhi shprehet kryeministri Rama po kërkon të bashkëpunojë me opozitën për të mbuluar dështimet, pasi sipas tij ka refuzuar që në fillim ndihmën kontstruktive të opozitës.

Statusi:



Edi Rama kërkon të fshihet pas thirrjeve fallco për bashkëpunim me opozitën për të mbuluar dështimin e tij. Ai ka refuzuar që në fillim bashkëpunimin dhe ndihmën konstruktive të opozitës. Madje ka harxhuar energji dhe orë të tëra duke sulmuar opozitën me batuta ordinere dhe bajate, në vend që të fokusohet tek emergjenca.

Ftesat janë fallco dhe bëhen vetëm për të mbuluar dështimin e tij, që këtë radhë është edhe më i madh dhe i dëmshëm se më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!