Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se kryeministri Rama është arsyeja se pse Shqipëria është vendi i fundit në rajon për ndihmën ndaj qytetarëve dhe biznesit.
Në një postim të bërë në Facebook, ku edhe citohet një artikull i revistës Monitor, Bardhi shkruan se “Edi Rama ka dhënë vetëm 41.5 milionë euro për 3 milionë shqiptarë, aq sa paguan 2 oligarkë tek Unaza e Re.”
Gazment Bardhi shprehet gjithashtu se “kemi humbur 10-fishin e vendeve të punës në krahasim me vendet e rajonit nga kriza e Covid-19. Kjo sipas tij, do të thotë më shume varfëri.
Postimi i plotë:
Për shkak të Ramavirusit, Shqipëria është vendi i fundit në rajon për ndihmën ndaj qytetarëve dhe biznesit. Edi Rama ka dhënë vetëm 41.5 milionë euro për 3 milionë shqiptarë, aq sa paguan 2 oligarkë tek Unaza e Re.
Gjendja është shumë e rënduar mga pandemia ekonomike, e shkaktuar prej një qeverie dhe kryeministri të dështuar. Bizneset po mbyllen dhe, bashkë me to, edhe vendet e punës.
Kemi humbur 10fishin e vendeve të punës, në krahasim me vendet e rajonit, që do të thotë më shumë varfëri, më pak zhvillim. Shqiptarët nuk e meritojnë të jenë për gjithçka të fundit vetëm se kanë një qeveri që i vjedh dhe i braktis në ditën më të keqe. /abcnews.al/