Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Bardhi thotë se gjuhën me të cilën Rama i përgjigjet shqiptarëve në këto vite e ka mësuar mes hajdutëve me të cilët qeveris. Bardhi thotë se sot pamë një Ramë në fund të karrierës së ti politike që ka shterruar çdo ide.
“Gjuhën e dhunës me të cilën i drejtohet qytetarëve të këtij vendi, e ka mësuar mes hajdutëve me të cilët ka 7 vite që qeveris. Kjo gjëndje mjerimi, depresioni dhe diktati do të marrë fund shumë shpejt. Sot pamë një Edi Ramë në fund të karrierës së tij politike, një njeri të lodhur që ka shterruar nga çdo ide. Po i shtyn ditët deri në 25 prill duke premtuar ato që nuk bëri në 7 vjet, duke mashtruar për ato që nuk bëri.
Tani i duhet edhe një premtim për ndërtimin e një rakete kozmike me forcat tona dhe është i kompletuar me Rilindjen e Mashtrimit. Dëmi që Edi Rama ka bërë këto 7 vjet është kolosal. I ka vjedhur pa pushim shqiptarët dhe i ka detyruar të largohen nga vendi. Në 25 prill shqiptarët do të vendosin për ndryshim”, shkruan Bardhi./mv. abcnews.al
https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10223960958601517