Bardhi: Policia kontrolloi çdo person dhe zyrat e deputetëve, të shoqëruar kryetarë degësh, po terrorizohen

schedule19:55 - 8 Janar, 2022

schedule 19:55 - 8 Janar, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat u shpreh se policia dhe prokuroria kontrolluan zyrën e çdo deputeti në selinë e PD dhe të gjithë personat që ishin brenda, pas shpërndarjes së protestuesve. Disa të shoqëruar, Bardhi thotë se po terrorizohen nga policia sipas tij me urdhër të Edi Ramës. Mes të shoqëruarve Bardhi tha se janë edhe kryetarët e degëve, anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe kryetarë grupseksionesh që dalin nga selia e PD, pas përfundimit të mbledhjes.

Dua të informoj median duke qenë se s’ju lanë brenda, punonjësit e policisë dhe prokuroria ishin brenda selisë që çdo person  që ka qenë brenda selisë ka kaluar një procedurë verifikimi regjistrimi nga ana e policisë dhe prokurorisë. Më pak kanë kaluar në kontroll fizik të çdo personi që ka qenë brenda selisë dhe pas kësaj faze ka kaluar një kontroll i imtësishëm i çdo zyre të selisë së PD. Në përfundim të veprimeve janë kontrolluar edhe zyrat e deputetëve dhe pse me ligj kjo s’mud të ndodhte. Në respekt të qytetarëve ne i kemi lejuar të kontrollojnë dhe zyrat e deputetëve pa autorizim nga kuvendi. Çfarë krimi ka bërë Luan Hoti kreu i degës së pd durrës që është shoqëruar a kam të drejtë të marr informacion? Kjo është maskaradë e Ramës.

Në vend që njerëzit që kanë udhëtuar prej mëngjesit për të ardhur në mbledhje pune, pas orëve terror nga Berisha duhet të kalojnë në terror tjetër në komisariat. Kanë përfunduar një mbledhje në selinë e tyre, dhe më pas tentojnë të shkojnë në shtëpi, por shoqërohen në komisariat. Është një numër i konsiderueshëm. Kush del nga kryetarët e degëve, shoqërohet nga policia. E kemi të qartë aleancën Rama Berisha, për të inkriminuar PD-në, policia ka një detyrë: Ata që nxitën dhunë sot duhet të ishin në burg. Unë vetë kam dhënë dëshmi në zyrën time, nuk kam ndaluar asnjë punonjës policie, asnjë prokuror të merrte deklaratë apo sqarim për çdo person. Me ligj policia nuk hyn dot pa autorizim, dhe pavarësisht kësaj kemi lejuar bashkë me kolegët çdo kontroll. Pas terrorit të Berishës,demokratët kalojnë terrorin e Ramës, kjo është e papranueshme. Ju ftoj të vini bashkë për të marrë informacion bashkë me mua kupola e policisë po keqpërdoret me urdhër politik nga Edi Rama”. 

Lexo edhe: U përdor armë dhe gaz lotsjellës? Bardhi: Dikujt që i fluturoi tulla mbi tavolinën e punës

Në ambientet e selisë së PD sipas Bardhit nuk është përdorur asnjë armë dhe asnjë lëndë plasëse. Sipas tij janë përdorur vetëm fikse zjarri për t’u mbrojtur nga gurët apo tullat që hidheshin nga jashtë nga protestuesit.

‘Nuk ka rezultuar asnjë send i ndalur ndaj asnjë personi. Në momentin  që konstatohen sende të ndaluar personi arrestohet në flagrancë. Nuk ka pasur as lëndë plasëse. Në të gjitha ambientet e selisë ka fikse zjarri. ka pasur vetëm fikse zjarri që mund të duken se bëjnë tym. Nëse do të kishte gaz do të ishin gjetur provat nga policia nuk besoj se ato hahen. Dikujt që i fluturon tulla apo guri mbi tavolinë e tij të punës është në të drejtën e tij për ta trembur duke përdorur fikse zjarri. Cilido që ka qenë në mbledhje dhe ka tentuar të shkojë tek fëmijët e tij pas një dite terrori të organizuar nga Berisha shoqërohet nga Policia pa asnjë shpjegim. Mos u përqendroni tek shkopinjtë siç u përqendruat tek dyert ndërkohë që Berisha orkestroi akte dhune. Ne nuk na dhanë fat dyert e blinduara. Ne nën përgjegjësinë që na kanë dhënë demokratët  kishim marrë masa për të shmangur përplasjet mes demokratëve. Ndërkohë Berisha dha urdhër që të sulmoheshin njerëzit brenda. Jemi shkëputur nga e shkuara dhe zgjodhëm të ardhmen’, tha më tej ai.  be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!