Ish-deputeti i PD-së Gazmend Bardhi në “Mbrëmje ABC” është shprehur se opozita nuk do të zhvillojë nesër protesta para Parlamentit.
“Nesër PD nuk ka thirru protestë para Parlamentit dhe ne e konsiderojmë Parlamentin të rënë. Ne vlerësojmë që Parlamenti nuk ekziston më”.
Më tej Bardhi gjatë fjalës së tij i ka quajtur të papërgjegjshme deklarate e Ramës lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë tek gjimnazi “Petro Nini”, ky dy familje u përplasën e policinë dhe përmbaruesit.
“Këtu është marrë me estetiken dhe nuk flet asgjë për sjelljen e policisë. Nuk i intereson halli real i atyre njerëzve por merret me estetiken e ngjarjes. Nuk ia vlen të komentoj një reagim që nuk është reagim. Një Kryeministër i përgjigjeje nuk thotë që policia zbaton ligjin që nuk më pëlqeu një skenë. Ajo atje nuk është si një forcë më tepër ndaj përmbaruesit. Policia është atje për të shmangur konfliktet. Në rastin konkret policia ishte bërë palë me përmbaruesin”./abcnews.al