VAU I DEJËS- Kandidatja e PD-së për Vaun e Dejës në zgjedhjet e 14 majit Klomentina Drini u shpreh sot se kërcënimet e përfaqësuesve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” janë nga më të ndryshmet për të gjithë kandidatët e PD-së, të cilët u futën në garë për këto zgjedhje.
Gjithsesi, episodi, i cili ka shtuar më tej dyshimet është mbështetja e hapur që Gazment Bardhi ka shprehur ndaj kandidatit të Berishës në Vaun e Dejës, Zef Hilës.
Gjatë intervistës për “Special Report” në ABC News, Ibsen Elezi, tha se nuk beson se kandidatët e kanë luksin të përdorin gjuhën e kërcënimeve ndaj njëri-tjetrit, pavarësisht se në çfarë krahu janë të rreshtuar. Nëse këto pretendime janë të vërteta shtoi Elezi, atëherë situata në Vaun e Dejës duhet konsideruar serioze dhe e rëndë.
”Nuk besoj se situata e kandidateve mund të shkojë deri te kërcënimet, sepse asnjëra nga palë nuk e ka luksin për të shkuar deri te kërcënimet. Kandidatura e z, Hila është mbështetur nga të dyja grupet, por edhe aty ka shkuar tek anëtarësia e PD. Kjo nuk është shenjë e mirë. Nëse znj. Klementina Drini argumenton se ka kërcënime, kjo do ishte shumë e rëndë pastaj”, tha ai.
Më tej, Elezi tha se fakti që grupi i Alibeajt nuk caktoi kandidatë në 61 bashkitë e vendit tregon se formacioni i tij nuk është serioz.
“Fakti që nuk kandidojnë në 62 është argument i mjaftueshëm që të tregosh se ato nuk janë seriozë, dhe nuk janë të mundur për të drejtuar Partinë Demokratike. Mjafton ky fakt. Tërheqja e një grupoi kandidat, nuk ka ndodhur për shkak të kërcënime, por shoh se vetë grupi i Alibeajt ka pasur probleme në organizmin e dobët të tyre duke krijuar hatër mbetje dhe qejf-mbetje tek një pjesë e kandidatëve, Ata janë konfuzë në qëndrimet e tyre”, shtoi ai.
Në pikëpamjen e tij, formacioni i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj funksionon pa rregulla dhe në këtë kuadër çdo individ brenda tij manifeston dhe mbron interesat e veta.
“Në një grup që nuk ka rregulla, secili mund të mbajë qëndrimin personal. Bardh ka qëndrim individual nuk identifikohet me grupin. Ky grup dhe individët brenda këtij grupi nuk kanë konsoliduar dhe do mbajnë qëndrim në varësi të interesit”, shtoi Elezi.
Gjithsesi ai tha se nuk është në dinjitetin e askujt që të bëjë presionie apo kërcënime për kundërshtarët politikë, qoftë dhe brenda familjes së tyre politike.
“Kjo është e rëndë dhe nuk mendoj se situata mund të shkojë kaq rëndë, sepse nuk është në dinjitetin e asnjërit prej kandidatëve që të acarojë klimën zgjedhore, sepse ajo është në fund të fundit një zonjë që do të garojë dhe mund të jetë fituese. Ajo është në të drejtën themelore për të kandiduar. Tentativa për frenuar një kandidim, do ishte një formë e gabuar”, tha ai./n.m.abcnews.al