Bardhi mbledh deputetët opozitarë: Të flasim për çështje që na bëjnë bashkë. Ndasitë na shfokusojnë

schedule12:30 - 5 Shtator, 2023

schedule 12:30 - 5 Shtator, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka mbledhur ditën e sotme ka mbledhur të gjithë deputetët e opozitës dhe aleatët e saj, përjashtuar vetëm Lulzim Bashën dhe 10 deputetët e tij.

Tryeza nisi me fjalën e Bardhit i cili u shpreh se çështjet që i ndajnë janë shumë pak se ata që i bashkojnë.

Ai shtoi se opozita duhet të krijojë një agjendë të përbashkët parlamentare dhe për të çuar përpara reformën zgjedhore.

“E kam thirrur këtë takim me besimin e plotë se çështjet që na ndajnë janë shumë më pak se ata që na bashkojnë.

Një nga çështjet ka qenë prioriteti i shpallur javë më parë, është masakra zgjedhore. Masakrat zgjedhore e bën primare punë e çdo deputeti për  reformën zgjedhore.

Edhe pse ka ekzistuar një komision në parlament, nuk ka prodhuar asnjë produkt.

Ajo që duhet të diskutojmë është se si opozita do të çojë përpara reformën zgjedhore.

Gushti na provoi që kemi përballë qeverinë më të papërgjegjshme në histori. Ç’ka bën të domosdoshme ndërtimin e një agjende llogaridhënie  nga opozita në parlament përmes ngritjes së disa komisioneve hetimore.

Duke nisur me çështjet që na bëjnë bashkë për krijimin e një agjende të përbashkët parlamentare, unë e kam bindje që mund të zgjidhim edhe probleme të tjera.

Ndasitë në mendime dhe qëndrime brenda PD, nuk duhet në gjykimin të na çfokusojnë nga përgjegjësia që kemi ndaj qytetarëve.

Ndaj duke ruajtur dhe respektuar mendimin individual, ndaj bindjen, besoj me shumicën prej jush, që kjo nuk do të na pengojë  që sot të unifikojmë një qëndrim të aksionit tonë opozitar kundër keq qeverisjes së Edi Ramës duke nisur me agjendën parlamentare” tha Bardhi.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!