Bardhi i përgjigjet Cakajt: Nuk është faji i opozitës për zgjedhjet

schedule13:43 - 6 Shtator, 2019

schedule 13:43 - 6 Shtator, 2019

Raporti i ODIHR për opozitën për herë të parë nuk deklaroi se një process zgjedhor i mbajtur në Shqipëri nuk ishte legjitim dhe demokratik. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi iu përgjigj akuzave të ministrit të Jashtëm Gent Cakaj se për cilësinë e zgjedhjeve përgjegjëse ishte opozita.

Numri dy i demokratëve akuzon kryeministrin se në vështirësi përballë skanimit që ODIHR i ka bërë zgjedhjeve në të cilat ai mori të gjithë drejtimin e pushtetit vendor, nxjerr referenca të cilat nuk gjenden në asnjë rresht të raportit të vëzhguesve ndërkombëtarë.

Opozita do të japë kontributin e saj në reformën zgjedhore, por sipas Bardhit Kodi Zgjedhor nuk mundet ta frenojë Edi Ramën të ndërpresë aleancën me krimin, duke paralajmëruar se në ditët në vijim do të dalin faktet për një tjetër kryebashkiak të inkriminuar.

Partia Demokratike do të paraqesë në javët e ardhshme një platform për daljen nga kriza. Për numri dy të demokratëve kjo platformë është për qytetarët jo si ofertë negocimi për maxhorancë. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!