Analisti Arben Meçe thotë se zgjedhja e Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt si nënkryetarë të Rithemelimit të Sali Berishës, ishte një rikthim në bazë për ta.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Meçe u shpreh se Berisha i ktheu te Rithemelimi, pasi dështuan që t’i merrnin Lulzim Bashës Partinë Demokratike.
Sipas Meçes, Bardhi me disa deputetë, u futën si kali i Trojës te partia e Bashës, por nuk mundën dot që t’ia merrnin. Meçe shtoi se Berisha e di fare mirë se Apeli do ia japë vulën Bashës, ndaj po përgatitet për formimin e një partie të re.
“Dua të them që i gjithë procesi nuk është gjë tjetër, vetëm është rikthim në origjinë, kemi dy vjet, është luajtur një teatër i madh, ky proces ishte që të prodhonte liderin e opozitës, Berishën. Skenarizoi gjithë këtë skemë të ashtuquajtur ndarje. Ishte grupi i Bardhit, vetëm një kal troje e futur në Partinë Demokratike, që u maternizua lëvizje nga Berisha në kete gurp. I gjithë ky grupim ishte kal i Trojës i futur te grupimi euroatlantik që ka arritur të prodhojë strukturë. Partia e Bashës, është një Parti Demokratike, opozitare, por euroatlantike. Pjesa tjetër, është e qartë, me ardhjen e Blinken, u vulos qëndrimi qoftë amerikan, mbi partinë e Berishës. Nuk ka Parti Demokratike, ka parti të Berishës, përjashton çdo lloj tendence për të prodhuar zëra brenda Partisë Demokrarike që paskan qenë kundër dhe kanë hapur tezën pse duhet bërë dicka e tillë. Nuk di të jetë debatuar ndonjë vendimmarje e Berishës. Këshilli Kombëtar votoi pa debat, u votua 100%.
Nuk kemi një demokraci funksionale që të ecë paralelisht me këtë strukturë formale. Nëse Bardhi dhe grupi kishin detyrë marrjen e Partisë Demokratike të Bashës, në 2 vjet, Bardhi, Salianji, të cilët morën hurin dhe bënë betejë për të depërtuar pranë partisë së Bashës, Salianji donte të merrte grupin parlamentar, edhe Bardhi dështoi, kur e panë, u dha urdhri i dytë, kthehuni në bazë. Kthimi u bë me ndryshim statutor. Votë do të thotë të futesh në nje proces. Mënyra më e mirë është të ndërtojë statutin, ishte urdhri që këta persona duhet të futeshin në Kryesi. Kush ka thënë që Bardhi është kryetar i Grupi Parlamentar? Partia Demokratike nuk ka grup parlamentar. Krahu i Bardhit nuk ekziston si grup parlamentar, ligjërisht them.
Kjo skenë u ndërtua, zanafilla dy vjet përpara. Berishës i duhet statusi që ka sot, lideri i opozitës. Beriah është bindur përfundimisht që nuk depërton dot te partia e Bashës. Beriasha eshte i bindur qe apeli do ia japë vulën Bashës. Berisha përgatitet për një parti tjeter, po bën lëvizje për t’u futur në jetën politike si Rithemelimi, por do të prodhojë një parti që do ia vërë Berisha”, theksoi ai./abcnews.al

