Partizani arriti të fitojë thellë me shifrat 4-1 ndaj Kukësit. Pas ndeshjes për Supersport u prononcua një nga më të mirët e ndeshjes, Ilir Daja.
“Aksion individual te goli i parë? Është cilësi e imja dhe Daja më ka thënë ta shfrytëzoj dhe sot e bëra. Jam i kënaqur që u shënua gol dhe ndihmova skuadrën. Çdo ndeshje është e vështirë sidomos me Kukësin, që është pretendent dhe nuk e dinim se do të fitonim me rezultat të tillë, por ndonjëherë të merr për poshtë në futboll dhe ndodhin të tilla gjëra.
Vendosja në mesfushë? Ndeshje pas ndeshje kam nisur t’ia marr dorën pozicioni të ri dhe i vogël kam luajtur në pozicion të tillë me Shpëtim Duron. Ia kam kërkuar Dajës shumë herë të luaj në këtë pozicion dhe e falënderoj që më ka vendosur dhe ia kam shpërblyer.
Në qoftë se unë bëj shtatë gjëra mirë, Daja me një gabim më thotë se nuk vlej fare. Në qoftë se e shikoni ai po i tregon frytet e veta te unë. Rivalët? Të gjithë janë të fortë. Kukësin e mundëm dy herë, me Vllazninë një episod na la ndeshjen”, përfundoi Bardhi. /abcnews.al