Pas dy sfidave të kësaj të enjteje, të vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore, në orën 20:00, “bardheblutë” e Tiranës do të sfidojnë në “mitikun” e kryeqytetit, “Air Albania”, “verlindorët” e Kukësit.
Të dy ekipet vijnë në këtë takim pas ndërprerjes së kampionatit, periudhë e cila u ka vlejtur të dy trajnerëve për të rikuperuar forcat në mënyrë që sonte të synojnë maksimumin, teksa kanë përdorur lojtarët më të mirë për fushën e blertë.
Ndërkaq, më herët klubi “bardheblu” ka njoftuar gjithashtu se tifozët që kishin blerë bileta për ndeshjen e javës së shkuar, duhet të paraqiteshin në pikën e shitjes pranë stadiumit “Selman Stërmasi” për të bërë konvertimin e tyre.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Abdullah, Doka, Mici, Najdovski, Përgjoni, Deliu, Jonuzi, Hila, Hasani, Kaina, Haxhiu.
Trajner: Julian Ahmataj
Kukësi: Tafas, Duka, Lala, Zhongo, Reçi, Fejzaj, Da Mota, Salami, Rashiti, Rivas,Beshiraj.
Trajner: Stavri Nica /i.m /abcnews.al