Barcelona vuan këtë sezon mungesën e vazhdimësisë së rezultateve teksa katalanasait kanë mbetur shtatë pikë larg kreut të La Liga, ndërsa në Champions League pavarësisht se e mbyllin grupin në vendin e parë, disfata nga Antëerp lë një shije të hidhur.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës në transfertë ndaj Valencia, trajneri Xavi kërkoi që skuadrës së tij t’i jepen meritat që i takojnë dhe të mos ketë vetëm kritika të cilat në të shumtën e rasteve nuk qëndrojnë.
“Nuk e kam menduar për asnjë moment që të largohem nga Barcelona. Nëse diçka e tillë ndodh, atëherë kjo do të vijë vetëm në fund të sezonit atëherë kur bëhen të gjitha llogaritë. Nëse në fund rezultatet nuk janë të duhurat, atëherë ai që paguan është trajneri. Në këtë moment duhet që të jemi të bashkuar, sezonin e kaluar ishim më keq dhe më pas përfunduam duke fituar titullin. Nuk mund të dorëzohemi kaq shpejt.
A është finale ndeshja me Valencia? Për po sepse na duhen pikët me patjetër, nuk jemi aty ku duhet në renditje. Disfata ndaj Girona ndikon shumë në rrugëtimin tonë, Valencia ka lojtarë të rinj dhe do të jetë një sfidë e vështirë. Nuk janë në të njëjtin nivel si më parë, por stadiumi e shtyn shumë skuadrën”, përfundoi Xavi./h.ll/abcnews.al