Spektakli mënjanë, edhe goleadat mund të presin. Në këtë moment të sezonit, të rëndësishme janë fitoret dhe Barcelona e ka siguruar një tjetër të tillë, që e afron më shumë me titullin kampion në La Liga.
Skuadra e Hansi Flick kaloi 1-0 Mallorca në sfidën për javën e 33 të kampionatit spanjoll, ndërsa në pritje që rivalët e përjetshëm të Real Madrid të zbresin në fushë për ndeshjen e tyre, ka thelluar distancën në krye të renditjes.
Pavarësisht rezultatit, Barcelona nuk ndryshoi asgjë në stilin e saj.
Kontrolloi topin dhe ritmin e ndeshjes, ndërsa dominoi në të gjithë aspektet e tjerë të sfidës.
Vendasit regjistruan një rekord goditjesh, 40 të tilla, megjithëse vetëm 13 shënjestruan pasqyrën e portës kundërshtare.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa menjëherë pas pushimit, Dani Olmo shënoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën “blaugrana”.
Nuk sollën asgjë tentativat deri në vërshëllimën e fundit, që vulosi suksesin e Barcelonës tashmë me 76 pikë në krye të renditjes, shtatë pikë larg Real Madrid, që nuk mund të gabojë në sfidën e tij në transfertën kundër Getafe./abcnews.al