Barcelona ka planifikuar shitje për merkaton e ardhshme.
Nevoja për të shitur lojtarët diktohet nga vështirësitë financiare të klubit, si dhe nga synimet ambicioze, duke përfshirë, për shembull, rikthimin e Lionel Messit.
Sipas gazetarit Ashraf bin Ayad, prioriteti i Barcelonës është të fillojë shitjen e lojtarëve që në ditët e para të merkatos së verës. Drejtuesit e gjigantit katalanas kanë përgatitur një plan specifik, dhe disa lojtarë tashmë janë të vetëdijshëm për largimin thuajse të pashmangshëm.
Barcelona kryeson renditjen e La Ligas, 11 pikë para Real Madridit me gjashtë ndeshje nga fundi. /G.D abcnews.al/


