Klubi katalanas po punon për të rinovuar kontratat me dy yjet e skuadrës, Pedri Gonzalez dhe Ansu Fatin.
Për dy talentet me perspektivë “Blaugranët” kanë gati marrëveshjet 5-vjeçare, duke përfshirë edhe rritjen e pagës.
Fati dhe Pedri kanë shprehur dashurinë që kanë për fanellën e Barçës dhe rinovimi i kontratave pritet të vijë së shpejti.
Klubi beson shumë te talenti i dy futbollistëve që janë shumë të rinj në moshë por me potencial të jashtëzakonshëm. /abcnews.al/