Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Barcelona synon 5 lojtarë të Man City

schedule16:13 - 10 Mars, 2023

schedule 16:13 - 10 Mars, 2023

Barcelona raportohet se synon disa lojtarë të Manchester City për verën.

Sa gjasa janë lëvizjet e tyre në Camp Nou? Le të analizojmë raportet më të fundit.

Ilkay Gundogan  65%. Mundësia e afrimit të gjermanit po forcohet. Xavi është shumë i interesuar për 32-vjeçarin, i cili mund të bëhet edhe zëvendësuesi i Sergio Busquets.



Joao Cancelo 40%. Raporti i fundit i Diario Sport pretendon se Barcelona po mendon të kërkojë mbrojtësin e djathtë portugez. Cancelo nuk është në planet e ardhshme të Pep Guardiolës.

Aymeric Laporte 30%. Spanjolli është i gatshëm t’i bashkohet Barcelonës në verë, por katalanasit nuk duken entuziastë për të shpenzuar shumë për një qendërmbrojtës.

Bernardo Silva  25%. Do të ishte shumë e vështirë për Barcelonën të përmbushte kërkesat financiare të portugezit, edhe pse ata janë përpjekur ta nënshkruajnë atë merktaot e kaluara.

Julian Alvarez  15%. Man City tashmë i ka ofruar sulmuesit të tyre të talentuar një kontratë të re. Argjentinasi do të bëhet një lojtar më i rëndësishëm për qytetarët me kalimin e kohës. /G.D abcnews.al/

Burimi: Tribuna

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!