Barcelona ka vendosur të shesë talentin e saj, i cili nuk ka debutuar asnjëherë më katalanasit, por po bën shumë mirë me Real Betis dhe ka ngjallur interes nga disa klube të mëdha.
Qëllimi i Barcelonës është të fitojë para nga shitja e tij dhe për ta bërë këtë duhet të shesin disa lojtarë dhe braziliani është mes të sakrifikuarve.
Mësohet se Milan ka shfaqur interes për të, por PSG është më pranë tij. Traatativat kanë marrë përmasa konkrete, teksa Betis ka një pjesë të vlerës së tij të kartonit. Emerson vlerësohet 25 milionë euro dhe ka kontratë me Barçën deri në vitin 2024. /abcnews.al