Barcelona rikthen Demir te Rapid Vien, katalanasit kursejnë 10 milionë euro

schedule12:10 - 13 Janar, 2022

schedule 12:10 - 13 Janar, 2022

Jusuf Demir nuk do vazhdojë të luajë për Barcelonën, teksa zyrtarisht është larguar nga katalanasit të cilët kane vendosur ta kthejnë talentin 20-vjeçar te Rapid Vien.

Drejtuesit e Barçës konfirmuan mëngjesin e sotëm se 20-vjeçari austriak do të rikthehet te klubi që zotëron kartonin e tij. Marrëveshja përfshinte një detyrim blerjeje për 10 milion euro nëse sulmuesi luante 10 ndeshje me katalanasit, ndërsa është aktivizuar vetëm në 9 ndeshje dhe në këtë mënyrë blaugranat kanë kursyer 10 milion euro.

Demir ishte te Barcelona në formë huazimi nga klubi austriak, por me ardhjen e Xavit, gjërat ndryshuan me teknikun spanjoll që preferojë lojtarë të tjerë. Ndërkohë, me largimin e Demir, Barcelona mund të regjistrojë Nicon dhe Gavin si lojtar të ekipit të parë.

/f.a/abcnews.al