Ndizet drita jeshile për Dani Alves. Braziliani është regjistruar sot nga skuadra e Barcelonës si futbollist i La Ligas, dhe tani zyrtarisht është një lojtar i katalanasve, i cili mund të luajë rregullit me ekipin.
Barça do të luajë ditën e sotme ndeshjen e Kupës së Mbretit dhe Alves është i grumbulluar për këtë sfidë, në të cilën pritet të bëjë edhe debutimin zyrtarë si lojtar i katalanasve.
Kujtojmë se Alves iu bashkua Barcelonës më 12 nëntor, për shkak të kufirit të pagave ai nuk mund të luante në ndeshjet zyrtare, ndërsa është aktivizuar vetëm në sfidën miqësore me Boca Juniors për Kupën Maradona.
Nga dita e sotme Xavi Hernandez do të ketë një “armë” plus për të bërë të mundur edhe ringritjen e Barçës në nivele të larta, duke përfituar kështu edhe nga eksperienca që ka mbi supe braziliani Alves.
❗ ÚLTIMA HORA
El FC Barcelona ha recibido todas las aprobaciones para poder inscribir a @DaniAlvesD2. El jugador ya está disponible para el #LinaresBarça. pic.twitter.com/s9Hm5TPKIQ
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) January 5, 2022
/f.a/abcnews.al