Barcelona pret Interin në Champions, pa Leo Mesin e dëmtuar

schedule19:49 - 24 Tetor, 2018

schedule 19:49 - 24 Tetor, 2018

Barcelona-Inter është ndeshja kryesore e Championsit mbrëmjen e sotme. Lionel Mesi nuk luan për shkak dëmtimi, ndërsa kapiteni i Interit, Mauro Ikardi, kthehet në stadiumin ku nisi karrierën.

Një nga momentet më të mëdhenj të historisë zikaltër. Inter-Barcelona dhe Barcelona-Inter janë duele kulmore në rrugën drejt titullit të tretë europian, ndërsa ditën e sotme, mund të luhet një tjetër sfidë e tillë. Në orën 21:00 e vlefshme për Championsin. Emocionet janë të jashtëzakonshme për Mauro Ikardin, që rikthehet në stadiumin “Kamp Nou” dhe në qytetin ku nisi karrierën. Katalanasit ende i kujtojnë golat e tij me ekipet e të rinjve në akademinë “La Masia”.

“Është e veçantë që vij sërish në Barcelonë, ku kam kujtime të mëdha, – u shpreh Ikardi para ndeshjes, – kam shumë nostalgji për kohën e kaluar këtu, ndonëse nuk jam i penduar që shkova tek Interi. As nuk kam ndërmend të largohem, pavarësisht ofertave”.

Trajneri Luçiano Spaleti, i sigurt pas 7 fitoreve radhazi, gjithsesi nuk harron të thotë se “Barcelona është favorite për të fituar, aq më tepër që luan në shtëpi, por ne jemi këtu për të fituar gjithashtu, dhe për të luajtur me besim”. Një plus i madh për Interin dhe një minus për Barçën është padyshim mungesa e Lionel Mesit. Numri 1 i katalanasve, me shumë gjasë lojtari më i mirë në botë, theu krahun në fitoren ndaj Seviljes, dhe do të mungojë 3 javë. Trajneri Valverde pati një ofertë interesante në konferencën për shtyp, dhe këtë ia bëri ish-ylli i Barçës, Stoiçkov, sot 52 vjeç.

“Jam i gatshëm të luaj në vend të tij”, – ishin fjalët e bullgarit, ndërsa Valverde iu përgjigj se “nuk e kisha menduar, por do ta kem parasysh, duhet të jesh gati për çdo rast”.
Shakatë mënjanë, kampionia e Spanjës nuk po kalon një moment të mirë, edhe pse kryeson La Ligën. Gjithsesi, parashikimet e japin favorite absolute, me koeficientin 1.5 për fitore, ndërsa zikaltërit, që do të jenë pa Naingolanin, kanë kuotën 6.25./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!