Nga Spanja bëhet e ditur dhe janë të sigurt se Morata ka pranuar interesimin e barcelonës dhe është I gatshëm të transferohet nga momenti në moment tek ekipi spanjoll.
Barcelona do t’i duhet të paguajë në arkat e Atletico Madrid-it rreth 40 milion euro.
Por Juventus nuk tërhiqet këtu. Sipas raportimeve të mediave prestigjoze italiane por edhe spanjolle, Juventus ka kërkuar transferimin e Dembele pasi ky i fundit nuk do të rinovojë. Por për të mos mjaftuar me kaq, Juventus tashmë ka kërkuar informacione për Depay.
Duket se në këtë merkato të janarit do të ndodhin transferime interesante. /h.ll/abcnews.al