Jorge Mendes ishte në Barcelonë disa ditë më parë për të folur për merkaton.
Ndër temat e diskutuara, siç raporton “Sport”, është edhe blerja e mundshme e Joao Cancelo. Agjenti po ndërmjetëson që katalanasit ta huazojnë atë për një sezon me një çmim të favorshëm, duke qenë se portugezi do të vinte me kenaqësi në Katalonjë dhe nuk do të vazhdonte aventurën e tij te Bayern Munich dhe as të qëndrojë te Manchester City.
Nuk ishte prioritet, por tani po bëhet një opsion i rëndësishëm për spanjollët./ h.ll/abcnews.al