Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Barcelona përplaset në merkato me Bayern, një amerikan në mes

schedule11:59 - 17 Maj, 2020

schedule 11:59 - 17 Maj, 2020

Barcelona dhe Bayern Munchen po duelojnë për një mbrojtës në merkato. Objektivi i përbashkët quhet Sergino Dest. 19-vjeçari është pjesë e Ajax dhe aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Ai ka luajtur me të gjithë moshat e SHBA, teksa numëron tre ndeshje të zhvilluara me kombëtaren e madhe. Dest pëlqehet shumë për faktin që bën mirë të dy fazat e krahut, atë mbrojtëse dhe pjesën ofensive.

AS citon se paraqitjet e tij kanë rënë në sy të dy klubeve të mëdha evropiane. Dest ka një kontratë deri në vitin 2022 me “Harkëtarët” dhe Barcelona ka nisur bisedimet me klubin e famshëm holandez.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!