Barcelona përmirëson ofertën, Lautaro Martinez e ka të pamundur ta refuzojë

schedule23:00 - 9 Prill, 2020

schedule 23:00 - 9 Prill, 2020

Barcelona ka bërë një tjetër ofertë për Lautaro Martinez. Drejtuesit e klubit katalanas kanë zgjedhur argjentinasin e Interit si sulmuesin e së ardhmes dhe zëvendësuesin perfekt të Luis Suarez. 22-vjeçari ka një klauzolë largimi prej 111 milion eurosh, shumë që duhet paguar deri në 15 korrik.

Kampionët e Spanjës do e ushtrojnë këtë opsion dhe po tentojnë të bindin sulmuesin, i cili këtë sezon është konfirmuar si një golashënues në skuadrën e Antonio Contes. Goal. com raporton se Barcelona i ofron Lautaro një rrogë prej 10 milion eurosh në sezon.

Ai përfiton 2.5 milion euro në sezon tek Interi dhe tani ka shansin të përfitojë 4-fishin e kësaj shume. Vetë lojtari e ka shprehur gjithmonë dëshirën e madhe për të luajtur me Leo Messin dhe tifozët e shumtë mund të kenë shansin të shohin bashkë këtë dyshe duke filluar nga sezoni i ardhshëm. /abcnews.al