Barcelona po kërkon të ndërtojë një skuadër të denjë për tu rikthyer fuqishëm në La Liga, pas disa luhatjeve që katalanasit kanë pasur këtë sezon që pas largimit të Lionel Messit.
Xavi Hernandez kërkon lojtarë me eksperiencë, të cilët t’iu japin një dorë talentëve të rinj, ndërsa Barça ka vazhduar me plotësimin e “dëshirave” të teknikut spanjoll.
Siç raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romaro, drejtuesit e Barcelonës kanë bërë një ofertë konkrete në drejtim të kapitenit të Chelsea, Cesar Azpilicueta.
Katalanasit i kanë ofruar 32-vjeçarit një kontratë deri në 2024, me opsionin e zgjatjes me një tjetër vit.
Ndërkohë trajneri Thomas Tuchel dëshiron ta ketë sërish pjesë të tij kapitenin spanjoll, i cili mund të luajë në çdo pozicion të repartit të prapavijës dhe për këtë drejtuesit e bluve të Londrës i kanë dhënë kohë lojtarit të tyre të vendosë se cila do të jetë e ardhmja e tij.
Chelsea have told César Azpilicueta that they wait for him, as it’s a personal decision. It’s about life and not just football – waiting for Azpi to communicate his plans. ?? #CFC
Barcelona proposal still on the table until 2024 plus option to extend for a further season. #FCB https://t.co/Nu5LTxtex4
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 19, 2022
/f.a/abcnews.al