Barcelona humbi dje ndaj Juventusit dhe reparti që çaloi më shumë ishte mbrojtja. Lenglet shkaktoi një penallti dhe u ndëshkua me të verdhë dhe Koeman e nxori për të aktivizuar Umtiti.
Kampioni i botës me Francën u rikthye të luajë për Barçën pas dëmtimit në gju, por u ndëshkua shpejt me të verdhë. Paraqitja e tij sërish nuk ishte në nivelin e duhur dhe te Barça i kanë idetë e qarta për të.
Umtiti do të huazohet ose shitet nëse është mundësia. Ndërkohë janë ofruar edhe skuadrat, që e duan mbrojtësin. Juventus dhe Everton kanë shprehur dëshirën për të afruar 27-vjeçarin. /abcnews.al