Barcelona nuk ndalet dhe hedh një tjetër hap drejt mbrojtjes së titullit kampion në La Liga.
Skuadra “blaugrana” i shtoi një tjetër fitore serisë pozitive, duke kaluar në tempullin e saj “Camp Nou”, 2-0 Osasuna.
Njeriu i triumfit për të zotët e shtëpisë ishte Rafinha, me brazilianin që shënoi të dy golat pas pushimit.
Në pjesën e parë, që u mbyll me rrjeta të paprekura, ishte sistemi VAR që anuloi realizimin dhe festën e Ferran Torres.
Rezultati qëndroi I pandryshuar deri në minutën e 70-të.
Pas një periudhe negative për shkak të dëmtimeve, Rafinha kaloi në epërsi vendasit, duke ndezur festën në tribuna.
Braziliani duket se është kthyer ai i sezonit të shkuar, kur ishte një nga më vendimtaret për Barcelonën, ndërsa katër minuta nga fundi I kohës së rregullt vulosi fitoren me rrjetën e dytë personale.
Me këtë sukses, skuadra e Hansi Flick ngjitet në kuotën e 43 pikëve, duke thelluar më tej diferencën me rivalët e përjetshëm të Real Madrid.
“Los Blancos” do zbresin në fushë mbrëmjen e kësaj të diele, duke mbajtur mbi vete edhe presionin e Atletico.
Skuadra e Simeone u kthye te fitorja në La Liga, duke mundur 2-1 Valencia, ndërsa tani ka vetëm dy pikë më pak se Real në tabelën e klasifikimit.

