Barcelona e dëshiron me çdo kusht Lautaro Martinez, ndërsa Interi nuk heq dorë nga kërkesa e tij. Zikaltrit nuk duan të shesin sulmuesin argjentinas, por do të dorëzohen nëse paguhet klauzola e tij prej 111 milion eurosh.
Klubi katalanas ka tentuar të ofrojë disa lojtarë në shkëmbim, por Interi kërkon vetëm para të thata. Barcelona ka kaluar në planin B, që e zbulon La Repubblica. La Liga do të rifillojë në datë 11 qershor. Diçka e tillë ka ndikuar që partnerë financiarë janë gati të mbështesin klubin spanjoll në këtë investim të madh.
Lautaro shihet si përforcimi i duhur për repartin e sulmit, pro kësaj ardhje është edhe Leo Messi, i cili e vlerëson shumë patriotin e tij. Barcelona do ia plotësojë këtë dëshirë dhe pritet të paguajë shumën e përcaktuar në klauzolë.
Miliona të nevojshme për Interin, që është fokusuar në katër objektiva për përforcimin e skuadrës. Shumë e përfituar nga shitja e 22-vjeçarit do të shpenzohet në merkato, aty ku pëlqehen Edinson Cavani, Federico Chiesa dhe Sandro Tonali. /abcnews.al

