Në fushë dhe jashtë saj, Barcelona nuk ka asgjë për të festuar në këtë fund të vitit 2024.
Pas rezultateve negative që detyruan skuadrën e Hansi Flick të dorëzonte kreun e renditjes në La Liga, në klubin “blaugrana” kanë marrë një tjetër goditje të rëndë.
Gjykata komerciale e Barcelonës ka vendosur kundër klubit nga Katalonja në lidhje me padinë e ngritur nga Liga Spanjolle e Futbollit në lidhje me federimin e dy lojtarëve Dani Olmo dhe Pau Victor.
Si pasojë e borxhit të madh të akumuluar ndër vite, Barcelona regjistroi me vështirësi dy futbollistët në fillim të sezonit, pasi sipas Ligës po shkeleshin rregullat e “Fair Play Financiar”.
Në këtë mënyrë palët iu drejtuan gjykatës, që ka vendosur kundër klubit “blaugrana”.
Ky I fundit ka të drejtën e apelit, por koha punon kundër dhe nëse nuk gjen zgjidhje deri në datën 31 dhjetor, atëherë rrezikon të humbasë dy futbollistët me parametra zero.
Nëse Pau Victor është prodhim i akadamisë “La Massia”, për Dani Olmo, Barcelona pagoi 60 milion euro për të marr kartonin e tij nga Leipzig në merkaton e verës.
Nëse deri në ditën e fundit të viti nuk arrin ta federojë, atëherë sipas kontratës, mesfushori spanjoll ka të drejtë që nga 1 janari 2025 të gjejë një tjetër skuadër. /abcnews.al