Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Barcelona niset si favorite/ Katalanasit debutojnë në Champions, Newcastle pengesa e parë

schedule12:54 - 18 Shtator, 2025

schedule 12:54 - 18 Shtator, 2025

Mbërriti në Angli me aureolën e favorites.

Barcelona e trajnerit Hansi Flik është padyshim një nga kandidatet kryesore për të fituar Championsin, siç ndodh çdo vit, veçse trofetë nuk merren vetëm nga parashikimet.

Katalanasit, kampionë të Spanjës në fuqi, e dinë se nuk mund të përsërisin gabimet e sezonit të kaluar nëse duan t’ia dalin.

Ata nuk kanë harruar mënyrën sesi u eliminuan nga Interi në gjysmëfinale, kur mendohej se kishin gjithçka në dorë, ndaj edhe janë përgatitur që kjo të mos ndodhë sërish.

Megjithatë, lajmet nga infermieria nuk janë aspak të mira. Ekipit “blaugrana” i mungon talenti kryesor, Lamin Jamal, I dëmtuar, që nuk luajti as në ndeshjen e kampionatit ndaj Valencias.

Po ashtu, jashtë janë dhe Balde, Gavi dhe De Jong.

Barça ka fituar tre nga sfidat e mëparshme ndaj Njukasëllit, dhe ka humbur vetëm një, ndërsa në La Liga këtë sezon kanë 3 suksese, por bënë edhe një hap fals me barazimin 1-1 ndaj Rajo Vajekanos. Ekipi anglez ndërkaq ka më pak shqetësime.

Trajneri Edi Haui nuk llogarit vetëm dy blerjet e verës, Ramsej dhe Uisa, ndërsa italiani Sandro Tonali dhe lojtari tjetër, Fabian Sharr, janë kthyer nga dëmtimet në kohën e duhur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!