Barcelona nis sulmin final për Lautaro Matinez, kjo ofertë çorodit sulmuesin

schedule21:58 - 1 Prill, 2020

schedule 21:58 - 1 Prill, 2020

Merkato nuk ndalet kurrë, edhe pse duhet pritur fundi i këtij sezoni që transferimet e lojtarëve të nisin zyrtarisht. Barcelona kërkon një sulmues dhe objektivi i madh është Lautaro Martinez. Drejtuesit e skuadrës spanjolle duan me çdo kusht sulmuesin e Interit dhe kanë përgatitur një ofertë të parefuzueshme.

Mediat italiane raportojnë se klubi katalanas është gati të paguajë klauzolën prej 111 milion eurosh dhe do t’i ofrojë 22-vjeçari argjentinas një kontratë 7-vjeçara. Të njëjtën shifër do të ketë edhe rroga vjetore, pra 7 milion euro në sezon.

Ofertë fantastike duke llogaritur faktin që Lautaro përfiton 2.5 milion euro në sezon. Interi po negocion për rinovimin me sulmuesin e talentuar, por kjo ofertë e Barcelonës, aty ku luan edhe Leo Messi, idhulli i tij, vështirë që të refuzohet. /abcnews.al