Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Barcelona, Messi dhe besimi tek De Jong: Ronald Koeman i thotë të gjitha

schedule13:24 - 1 Maj, 2021

schedule 13:24 - 1 Maj, 2021

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, është rikthyer të flasë për aventurën e tij tek katalanasit. Në një intervistë për “De Telegraaf”, holandezi ndalet në shumë tema, ku tregon edhe një herë se si Leo Messi besoi tek projekti i tij sezonin e kaluar.

 

LEO MESSI – “Ai kurrë nuk më tregoi se nuk kishte dëshirë të bashkohej në projektin që unë kisha në mendje. As në stërvitje, as në dhomat e zhveshjeve dhe jo më kur erdhi momenti për t’i vendosur idetë e mia në praktikë. Të njëjtën gjë kam biseduar edhe me Busquets, Pique apo dhe me Sergi Roberton, të cilët u kritikuan shumë sezonin e kaluar”.

BARCEONA – “Të gjithë lojtarët kanë një kulturë katalanase. Nëse dikush vjen nga jashtë duhet të tregojë sjellje normale. Kjo është shumë e rëndësishme për ta. Kush nuk është dakord nuk do të arrijë kurrë të luajë për Barcelonën”.

 

BESIMI TEK DE JONG – “Që tek kombëtarja holandeze kam menduar se ai dhe De Ligt janë djem të shkëlqyeshëm për të punuar. Kur erdha këtu i thashë Frenkit se ky është sezoni yt i dytë këtu dhe duhet të bësh një hap përpara dhe jo të gabuar. I thashë se duhet të merrte më shumë përgjegjësi”.

MESSI DHE DE JONG – “Të njëjtën gjë mendon edhe Leo për të. Ai beson se Frenkie është një lojtar i shkëlqyer dhe se mund të arrijë në një nivel edhe më të lartë. Messi e di se De Jong është një lojtar shumë intelegjent”, përfundon Koeman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!