Gennaro Gattuso, trajneri i Valencias, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së ligës me Barcelonën:
“Unë do të doja që skuadra ime të mbajë stilin e saj, por duhet të shohim gjithashtu se si do të luajë Barcelona. Këtu në Mestalla është gjithmonë një atmosferë fantastike, mendoj se nesër në stadium do të kemi 45 mijë njerëz, do të na japin forcë, tifozët tanë kanë qenë të jashtëzakonshëm, jam shumë krenar për mbështetjen që na japin dhe shpresoj që nesër t’i bëjmë krenarë.
A do ta takojë Xavi për herë të parë si trajner rival?
“Jam shumë i lumtur, për vite me radhë kur sfidonim njëri-tjetrin në fushë më duhej ta ndiqja, ishte e vështirë të ktheja topin në atë Barcelonë. Kemi luajtur sporte krejtësisht të ndryshme. Ai është një trajner i madh, e respektoj dhe e vlerësoj. Ai është shumë inteligjent, përballja me të nesër do të jetë kënaqësi dhe nder”. /G.D abcnews.al/