Pas largimit të Memphis Depay nga Barcelona drejt rivalëve të Atletico Madrid, “blaugranat” janë në kërkim të një fantazisti, i cili mund të jetë deçisiv në situata të caktuara ku kërkohet gjetja e golit.
Tekinku i Barçës, Xavi është mëse i qartë me kërkesat e tij dhe si zëvendues të “tulipanit” Depay kërkon marokenin që shkëlqeu në Kupën e Botës, “Katar 2022”, Hakim Ziyech, me këtë të fundit, i cili po kalon një periudhë pa shumë minuta te “blutë” e Londrës.
Barcelona ishte e interesuar për mesfushorin maroken dritaren e dimrit të kaluar, por më pas klubi bëri një zgjedhje tjetër duke nënshkruar këtshu me dyshen nga Premier League, Ferran Torres nga Manchester City dhe Adama Traore nga Ëolverhampton.
Chelsea është gati të shqyrtojë ofertën e “katalanasve” për Ziyech, ku ndër opsionet janë shitja e lojtarit dhe shkëmbimi me mesfushorin Franck Kessie. Lojtari nga Bregu i Fildishtë, nuk dëshiron një largim nga Barcelona, por opsioni i kalimit te Chelsea mund t’i interesojë atij, pasi minutat te Barça kanë qenë me “pikatore” për ish-yllin e Milan. /i.m /abcnews.al