Barcelona pritet të lëvizë gjatë merkatos së verës dhe reparti që priten më shumë prurje të reja është sulmi. Përveç një qendërsulmuesi, katalanasit kërkojnë dhe një anësor dhe ndër më të preferuarit është Nabil Fekir.
Ylli i Real Betis kërkon një aventurë të re dhe në fund të sezonit pritet të largohet nga klubi spanjoll. Sipas raportimit të “Estadio Deportivo”, Barcelona do të bëjë një ofertë zyrtare për të gjatë verës.
Kujtojmë që francezit i përfundon kontrata në vitin 2023 dhe kushdo që e kërkon duhet të paguajë klauzolën e tij prej 25 milionë eurosh. Barcelona nuk është e vetme në garë për shërbimet e Fekir, pasi edhe Arsenal ka shfaqur interes për të. /abcnews.al