Prej kohësh tashmë Barcelona po shfaq interes për “arkitektin” portugez të mesfushës së Manchester City, Bernardo Silva dhe tashmë pritet që “katalanasit” të tentojnë sërish afrimin e tij, në merkaton e verës.
Sipas mediave spanjolle, Manchester City është dakort me transferimin e lojtarit drejt “blaugranave”, mirëpo klubi kërkon jo më pak se 65 milionë euro për kartonin e 28-vjeçarit, kjo për arsye se kontrata e këtij të fundit skadon në qershor të vitit 2025. /i.m /abcnews.al