Barcelona vazhdon të këmbëngulë për shërbimet e Bernardo Silvës. Katalanasit deri më tani kanë bërë katër top përforcime duke nënshkruar me emra si Robert Lewandowski, Franck Kessie, Andreas Christensen dhe Raphinha.
Por përforcimet nuk do të ndalen me kaq, pasi synimi i ardhshëm i blaugranave është mesfushori portugez i Manchester Cityt.
Mediat në Portugali kanë shkruar se katalunasit nuk kanë hequr dorë nga Silva dhe priten bisedime të reja me Cityn për portugezin.
Raportohet se vet mesfushori e pëlqen transferimin në “Camp Nou”, derisa Barcelona pritet ta shes Frenkie De Jongun para se të bëj një ofertë për Silvan.
Aktualisht De Jong nuk po pranon largimin nga “Camp Nou” për t’iu bashkuar Manchester Unitedit, por nëse ndodh një gjë e tillë katalanasit synojnë afrimin e Bernardo Silvas.
Për 27-vjeçarin City i ka bërë me dije skuadrave të interesuara se kërkon hiq më pak se 80 milionë euro. /f.a/abcnews.al