Anësori i Barcelonës, Ferran Torres, mund të largohet nga klubi në fund të sezonit.
22-vjeçari nuk do të shitet në merkaton e janarit, por e ardhmja e tij është ende në dyshim. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, disa në bordin e drejtorëve të Barcelonës besojnë se do të ishte e mençur të nxirret në shitje spanjolli gjatë verës nëse ai nuk përmirëson lojën e tij në ndeshjet e mbetura të sezonit aktual.
Ferran Torres ka bërë 23 paraqitje këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe një asistim. Kontrata e tij është deri në verën e vitit 2027. /G.D abcnews.al/

