Barcelona vazhdon të insistojë për Sergino Dest dhe tashmë, i kanë të ardhurat e mjaftueshme për të arritur te firma e mbrojtësit të djathtë 19-vjeçar. Barcelona deri më tani ka mbledhur 34 milion euro përmes shitjeve.
Nelson Semedo është transferuar te Wolves, Jorge Cuenca te Villarreal, Ivan Rakitic te Sevilla dhe Arturo Vidal tek Interi. Këto 34 milion euro, mund të shtohen edhe me 24 milion euro, nga përfitimet e bonuseve.
Me paratë që kanë grumbulluar, drejtuesit e Barçës tani mund të përballojnë mbrojtësin e djathtë, Sergino Dest, i cili do t’i kushtojë klubit 20 milion euro, plus 5 të tjera në formë bonusi. 19-vjeçari vazhdon të jetë emri më i lakuar për krahun e djathtë të mbrojtjes te Barcelona./abcnews.al