Barcelona i kërkoi largimin falas, kampioni i botës kthen përgjigje të prerë

schedule19:37 - 4 Korrik, 2021

schedule 19:37 - 4 Korrik, 2021

Barcelona ka për qëllim të ulë nivelin e pagave për shkak se situata financiare e klubit është mjaft e vështirë. Samuel Umtiti dhe Miralem Pjanic janë dy lojtarët, që i është kërkuar të largohen.

Mediet katalanase raportojnë se kampioni i Botës me Francën nuk do jetë e lehtë të largohet. Nga Spanja bëjnë me dije se Umtiti i është përgjigjur kërkesës së klubit për të ndërprerë kontratën.

Umtiti e di mirë se në këto kushte kjo është kontrata e fundit e pasur për të dhe e ka refuzuar ndërprerjen e saj. Marrëveshja aktuale skadon në verën e vitit 2023. /abcnews.al

 

Samuel Umtiti

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!