Barcelona fton Chelsea-n të përmirësojë ofertën për Dembele

schedule12:50 - 21 Janar, 2022

schedule 12:50 - 21 Janar, 2022

Barcelona ka një problem të madh me Dembele, refuzimi i tij për të rinovuar kontratën. Nga klubi shpresojnë të arrijnë ta transferojnë për të marrë një kthim financiar pas largimit të tij dhe duket se Premier League mund të jetë fati i tij.

Chelsea ka paraqitur një ofertë të parë prej 15 milionë euro që është refuzuar nga bordi i Blaugranas. Katalanasit i kanë ftuar që të përmirësojnë pak propozimin pasi e konsiderojnë të pamjaftueshëm atë aktual.

Në parim, nga Barcelona do të kishin vendosur çmimin fillestar në rangun prej 20-25 milionë euro dhe shpresojnë që anglezët t’i pranojnë pretendimet e tyre.

Nga Londra ata e dinë se koha po shkon kundër Blaugranas dhe ata janë të gatshëm të shpejtojnë për të rritur opsionet e tyre.

Nga ana e tij as francezi nuk ngutet dhe duket qartë se nëse nuk largohet këtë dimër do ta bëjë me 0 kosto në fund të sezonit. r.t/abcnews.al