Barcelona po mendon për të ardhmen, duke planifikuar zëvëndësimin e denjë për Luis Suarez-in. 32-vjeçari e ka kontratën deri në vitin 2021, por dëmtimet kohët e fundit nuk e kanë lënë të qetë.
Sipas gazetës spanjolle, AS, katalanasit po monitorojnë Donyell Malen, i cili kërkohet edhe nga Arsenali. Holandezi ka shënuar 16 gola në 18 ndeshje në llogari të PSV-së këtë sezon, duke fituar ftesën edhe nga kombëtarja holandeze.
Lojtari tjetër është Lautaro Martinez, i cili thuhet se është rekomanduar edhe nga vetë Leo Messi kur sulmuesi i Interit ishte pjesë e Racing vitin e kaluar. Të dy lojtarët kushtojnë më shumë se 50 milionë euro, por duke parë moshën, potecialin dhe talentin e tyre, duket si një investim i mirë për drejtuesit e Barcelonës. /abcnews.al