Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Barcelona e mbyll në krye/ Katalanasit mundin 2-0 rivalin Vilarreal në kampionatin spanjoll

schedule13:20 - 22 Dhjetor, 2025

schedule 13:20 - 22 Dhjetor, 2025

Duhej të kthehej lideri. Kjo Barcelonë vuajti gjatë nga mungesa e një udhëheqësi në fushëm, por sapo Rafinja shkeli barin e stadiumit “Kamp Nou” në 22 nëntor, fati u kthye për së mbari.

Me kapitenin në terren, katalanasit kanë arritur 6 fitore radhazi, dhe në pesë ndeshjet e fundit, sulmuesi ka qenë protagonist I madh.

Ka shënuar 4 gola dhe ka shërbyer një asist, por sidomos ka shërbyer si katalizator për shokët, si njeriu që jep besimin se suksesi do të arrihet.

Rafinja shërbeu asist në fitoren kundër Alaveshit, shënoi kundër Atletikos së Madridit në triumfin e rëndësishëm 3-1 me përmbysje, u la pushim ndaj Betisit për të mos e mbilodhur, ndërsa u kthye vendimtar kundër Osasunës.

Braziliani shënoi të dy golat për të fiksuar rezultatin 2-0.

Udhëheqja e tij u ndje edhe në duelin e kësaj fundjave në fushën e vështirë të Vijarrealit.

Ekipi “blaugrana” fitoi 2-0 me gola shënuar pikërisht nga Rafinja12’ me penallti, dhe nga Lamin Jamal në 63’.

Falë talenteve të tillë, e pavarësisht mungesave të shpeshta për shkak dëmtimesh, Barcelona e trajnerit Hansi Flik po shkon drejt mbrojtjes së titullit.

Natyrisht, është ende shpejt, por simbolika vlen ta mbyllësh vitin në krye të La Ligës.

Katalanasit kanë 46 pikë pas 18 ndeshjeve, ndaj 42 të Realit, me golaverazhin shumë më lart se madrilenët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!