Barcelona është skuadra e cila po mendon seriozisht për të ardhmen, teksa në gjirin e saj ka talente që premtojnë shumë.
Katalanasit e udhëhequr nga Xavi Hernandez kanë arritur që të bëjnë të tyren edhe një tjetër talent dhe bëhet fjalë pikërisht për 17-vjeçarin e Eintracht Frankfurt, Fabio Blanco.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi gjerman nëpërmjet një postimi në Twitter, teksa ka treguar arritjen e marrëveshjes me Barcelonën.
17-vjeçari ka nënshkruar deri më 30 qershor 2024 dhe ka një klauzolë që lejon të largohet nëse paguhen 100 milion euro
Sulmuesi i cili luan me moshat e Spanjës, do të luajë fillimisht për Barcelonën B.
We have reached agreement with @FCBarcelona for the transfer of @fabiioblanco_. We wish Fabio all the best for the future.?#SGE pic.twitter.com/orYrgBDAdW
— Eintracht Frankfurt (@eintracht_eng) January 8, 2022
/f.a/abcnews.al