Barcelona do Luis Diaz, por Liverpool nuk e bën “rrugën” e lehtë

schedule11:48 - 22 Prill, 2024

schedule 11:48 - 22 Prill, 2024

Barcelona planifikon të blejë 2 ose 3 lojtarë për të forcuar skuadrën sezonin e ardhshëm.

Siç raporton “Sport”, paratë në dispozicion te katalanasit nuk janë shumë dhe spanjollët duan të përqëndrohen në atë që është vërtet e nevojshme. Nëse Cancelo qëndron, Balde u rikuperua, me Hector Fort dhe Kounde, krahu i mbrojtjes do të mbulohej. E njëjta gjë vlen edhe për qendërmbrojtësit, duke pasur parasysh se Faye do të ngjitet në ekipin e parë.

Prioritet janë mesfusha dhe sulmi, veçanërisht në lidhje me një lojtar anësor. Lojtari që po ndiqet me shumë kujdes është Luis Diaz, i cili me kënaqësi do të vinte në Katalonjë, por Liverpool nuk e lehtëson transferimin e tij dhe kërkon një shumë të rëndësishme për ta lënë të largohet. Xavi e pëlqen atë shumë, por duhet të kuptohet e ardhmja e trajnerit, i cili tashmë ka shpallur lamtumirën e tij dhe për këtë arsye nuk duhet të ketë shumë peshë në vendime./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!