Barcelona ka dërguar ofertën e saj përfundimtare për anësorin brazilian, Raphinha, e cila mund të pranohet nga klubi i tij aktual, Leeds.
Braziliani është objektivi kryesor i merkatos së Barcelonës për krahun e djathtë, pasi edhe e ardhmja e Dembele nuk dihet se si do të përfundojë.
Francezi ka pasur një ofertë rinovimi mbi tavolinë që nga viti 2022. Dhe ndërsa më parë kishte raportime se të dy 25-vjeçarët mund të futeshin pa probleme në skuadrën e parë të Xavit, tani duket se trajneri do të zgjedhë Raphinhan në vend të fituesit të Kupës së Botës.
Të premten, thuhet se Barça ka bërë një ofertë të re, përfundimtare prej 55 milionë eurosh për yllin brazilian, që Leeds mund ta pranojë në orët e ardhshme./ h.ll/abcnews.al