Ndërsa flitet për nënshkrime të mundshme, realiteti është se Barcelona ka vetëm 13 lojtarë nga ekipi i parë të regjistruar në La Liga.
“Këto regjistrime të këtyre lojtarëve mund të bëhen, hyjnë të gjithë dhe kjo është diçka që nuk na shqetëson dhe nuk do të ketë asnjë problem”, ka thënë Romeu.
Aktualisht vetëm Ter Stegen, Kounde, Eric Garcia, Christensen, Pedri, Gavi, Frank Kessie, Frenkie De Jong, Ferran Torres, Ansu Fati, Robert Leëandoëski, Ousmane Dembele dhe Raphinha janë të regjistruar në La Liga.
Tani klubi duhet të punojë që të regjistrojë edhe Alejandro Balden që sezonin e shkuar ishte i regjistruar si lojtar i akademisë, por edhe të sapo ardhurin Ilkay Gündogan, i cili nënshkroi për dy vjet, plus një tjetër me opsion.


