Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Barça vuan, por mban kreun/ Katalanasit fitojnë vetëm 1-0 në shtëpi ndaj rivalit Vallecano

schedule10:48 - 23 Mars, 2026

schedule 10:48 - 23 Mars, 2026

Suksese të tilla të bëjnë kampionë. Nuk thuhet kot se më të rrezikshmit nga të gjithë janë ato skuadra që fitojnë duke luajtur dobët, ndërsa Barcelona pati nevojë për të gjithë lojtarët që kishte në fushë për të mundur Rajo Vajekanon.

Në duelin ndaj ekipit modest madrilen, katalanasit ia dolën 1-0 në La Ligë, duke mbajtur të sigurt kryesimin, në një kohë që duhen edhe 9 javë deri në përfundim të sezonit.

Një gol i vetëm shënuar nga mbrojtësi Ronald Arauho në 24’ ishte ai që garantoi tri pikët, por po aq i rëndësishëm sa uruguajani ishte portieri Zhoan Garsia.



Numri 1 bëri pritje shpëtuese në një përballje tepër të vështirë edhe pse u luajt në stadiumin “Kamp Nou”, në prani të mbi 62 000 spektatorëve të zjarrtë.

Sesa vuajtën blaugranët mjafton statistika se gjuajtjet në kuadrat ishin të barabarta, nga tri.

Pas triumfit të thellë e të ashpër në Champions ndaj Njukasëllit me 7 gola të shënuar, u duk se skuadra e trajnerit Hansi Flik i kishte shkarkuar bateritë, dhe e kishte shpenzuar rezervën për rrjetat.

Sidoqoftë, Barcelona është një kryesuese shumë e merituar e La Ligës.

Katalanasit I kanë fituar të gjitha ndeshjet në shtëpi këtë sezon, 15 radhazi, dhe u mbeten edhe pak, ato ndaj Espanjolit, Seltës, Realit dhe Betisit për të realizuar një arritje historike në “Kamp Nou”.

Vajekano u përpoq shumë, ndërsa për fat të keq, mbrojtësi I kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, nuk luajti asnjë minutë, duke mbetur gjatë gjithë kohës në stol.

Barça ka 73 pikë në krye të kampionatit spanjoll, me golaverazh shumë të mirë, 78 gola të shënuar dhe 28 të pësuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!