Inigo Martinez, Ilkay Gundogan e së fundmi, Vitor Roque. Kjo është merkatoje e deri më tanishme verore e “katalanasve” të Barcelona, mirëpo duket se nuk do të përfundojë me kaq, pasi tekniku Xavi, kërkon dhe një mbrojtës krahu e një mesfushor në “Camp Nou”.
Emrat tashmë dihen prej kohësh, teksa bëhet fjalë për dy “luzitanët” e Manchester City, Joao Cancelo e Bernardo Silva, me të dy lojtarët që janë objektivi i “katalanasve”, që prej merkatos së dimrit.
Cancelo duket të jetë transferimi më i lehtë, me portugezin që nuk duket të ketë të ardhme në “Etihad” dhe Barcelona kërkon të përfitojë nga kjo situat, ndërsa përsa i përket mesfushorit, për “katlanasit” kjo do të ishte hera e tretë që tentojnë kartonin e tij. /i.m /abcnews.al